Prapë dështon Werderi i Rashicës, Fortuna barazim me Wolsburgun

  • 08 February 2020 - 17:55
Prapë dështon Werderi i Rashicës, Fortuna barazim me Wolsburgun

Skuadra e Milot Rashicës, Werder Bremen nuk po di të këndellët në Bundesligën gjermane dhe tashmë është kandidati kryesor për rënie nga liga

Sot janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së 21 në Bundesligën gjermane ku për 90 minuta ka luajtur edhe Milot Rashica për Werder Bremen por edhe Valon Berisha për Fortuna Dusseldorf.

Werder Bremen-Union Berlin

Werder Bremen ka regjistruar sot humbjen e 12-të në Bundesligën gjermane këtë sezon duke mbetur në vendin e parafundit me vetëm 17 pikë pasi që sot ka humbur me rezultat 0-2 kundër Union Berlinit.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje përfundoi me rezultat të barabartë 0-0 por në pjesën e dytë Union Berlin shënon dy gola. Fillimisht në minutën e 52-të do të shënonte Marius Bulter, kurse rezultati do të dyfishohej në minutën e 72-të me të njëjtin lojtar.

Kjo fitore ishte e mirëseardhur për Union Berlin pasi që e ngrit atë në vendin e 11-të me 26 pikë, kurse skuadra e Milot Rashicës është në vendin e 17 me vetëm 17 pikë këtë sezon.

Wolfsburg-Fortuna Dusseldorf 1-1

Skuadra tjetër ku luan mesfushori kosovar, Valon Berisha që u transferua gjatë janarit nga Lazio, Fortuna Dusseldorf ka arritur edhe një rezultat pozitiv sot.

Ata kanë barazuar sot në Wolfsburg me rezultat 1-1.

Madje skuadra e Valon Berishës ishte në avantazh deri në minutën e 50 të ndeshjes.

Fortuna kaluan të parët në epërsi në minutën e 13 me anë te  Matthias Zimmermann, kurse rezultatin e barazoi Renato Steffen në minutën e 50-të.

Edhe skuadra e Valon Berishës gjendet në zonën e rrezikshme të rënies nga Bundesliga gjermane, por ajo gjendet një pozitë më lartë se skuadra e Milot Rashicës, por me pikë të njëjta, pra 17.

Wolsfburgu nga ana tjetër mbetet në vendin e 10-të me 28 pikë dhe barazimi i sotëm është hap fals për këtë skuadër pasi që e synon plasmanin s’paku në Europa Ligë sezonin e ardhshëm. 

(Kosova Sot Online)