Distria Krasniqi e artë në Grand Slamin e Parisit

  • 08 February 2020 - 17:57
Distria Krasniqi e artë në Grand Slamin e Parisit

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka qenë e pandalshme në Grand Slamin e zhvilluar sot në Paris.

Në finale Krasniqi arriti të mposhtë italianen, Odette Giuffrida.

Krasniqi rrëmbeu medaljen e artë në kategorinë 52 kilogramë.

Kujtojmë se në garë për të bronztën është xhudistja Nora Gjakova, e cila në kategorinë 57 kilogramë do të përballet me francezen, Sarah Leonie Cysique.


(Kosova Sot Online)