De Bruyne nuk mendon që luan si Zidane, por e pranon se po luan mirë për City

  • 08 February 2020 - 18:41
De Bruyne nuk mendon që luan si Zidane, por e pranon se po luan mirë për City

Belgu është paraqitur modest kur ai është cilësuar si legjenda e ardhshme franceze, megjithatë ai është i lumtur për standardet e tij të reja që ka vendosur në fushë

Kevin De Bruyne është “duke luajtur futbollin më të mirë” në karrierën e tij me Manchester City por preferon që ti shmang krahasimet që atij ia bëjnë me legjendën e Real Madridit dhe Francës Zinedine Zidane.

“Nuk kam informacione për këtë”, ka thënë De Bruyne kur është pyetur për atë se është krahasuar me Zidane, për Sport360.

“Është mirë kur njerëzit kanë këso mendime pozitive. Do të thotë që unë po ia dal mirë dhe kjo ka rëndësi për mua”.

Derisa është modest për krahasimin me mesfushorin ai do të donte që puna e tij mos të krahasohet me të tjerët, ai thotë se standardet e tanishme ai i ka vendosur gjatë kohës sa ishte në Manchester City.

“Ndoshta, po, po luaj më se miri futboll deri me tani, por është vështirë ta themi këtë”, ka shtuar De Bruyne.

“Varet se si e shikoni ju futbollin. Nëse e shikoni lojën time në përgjithësi, si një lojtar i kompletuar ndoshta jam. Por, disa njerëz e duan më shumë futbollin e pastër, disa të tjerë i shikojnë statistikat. Nuk ka rëndësi. Unë ndihem mirë dhe kjo me kënaq”.


(Kosova Sot Online)