Zidane: Kritikat për Marcelon, zhgënjyese

  • 08 February 2020 - 21:47
Zidane: Kritikat për Marcelon, zhgënjyese

Braziliani u kritikua ashpër për paraqitjen e tij kundër Real Sociedadit, të cilët i eliminuan ata nga Kupa e Mbretit, por trajneri nuk ka këso mendimi

Zinedine Zidane ka pranuar se “thikat mprehën” kurdo që humbet Real Madridi por ka thënë se kritikat kundër Marcelos në mesjavë pas eliminimit në Kupën e Mbretit ishin “zhgënjyese”.

“Është zhgënjyese për shkak se ai jep gjithçka nga vetja e tij kurdo që ai luan – jo vetëm Marcelo por të gjithë lojtarët – po kjo gjë nuk do të ndryshoj. Mund të them se ishin zhgënjyese, nuk ishin të mira për shkak se ata dolën në fushë dhe dhanë maksimumin e tyre për fitore”.

“Tifozët që ishin në stadium e panë këtë. Tifozët e kanë rolin e lojtarit – ata mund të jenë të zhgënjyer që ne u eliminuam, por unë e di që ata e dinë se ne dhamë 100 për qind të tyre”.

“Mendoj se Marcelo dha gjithçka në atë ndeshje. Por kritikët i mprehin thikat kur ju humbisni. Kur ne humbasim, gjithçka analizohet. E rëndësishme është se lojtarët e mij dhanë 100 për qind edhe ai, mendoj unë”, tha Zidane. 


(Kosova Sot Online)