“Barcelona do të përfitonte shumë me rikthimin e Neymar”

  • 08 February 2020 - 22:18
“Barcelona do të përfitonte shumë me rikthimin e Neymar”

Drejtori sportiv pajtohet me trajnerin Quique Setien që braziliani do të përmirësonte dukshëm skuadrën nëse rikthehet në Camp Nou

Rikthimi i Neymar do të forconte shumë Barcelonën, sipas drejtorit sportiv të skuadrës Eric Abidal.

Superylli brazilian u largua nga Camp Nou në PSG për një shifër rekorde në gushtin e vitit 2017 por vazhdimisht është lidhur me një kthim në Barçë.

“Totalisht pajtohet”, ka thënë Abudal për Mundo Deportivo kur është pyetur për opinionin e trajnerit të ri për kthimin e Neymar tek gjiganti katalunas.

“Quique do të ishte krenar nëse do të ishte trajner i një lojtari si Neymar dhe të tjerët që ishin këtu dhe ishin të një niveli të lartë”.

Barca ka probleme në sulm pas lëndimeve serioze të Luis Suarez dhe Ousmane Dembele, edhe pse Ansu Fati impresionoi të gjithë me dy golat e tij të shënuar kundër Levantes në fitoren 2-1 të Barcelonës vikendin e kaluar.

“Për këtë arsye planifikimi nuk është i lehtë. Ne dëshirojmë më të mirë për të gjithë lojtarët tonë më të mirë, por nuk duhet të bejmë gabime me lojtarët në zhvillim”, ka thënë Abidal kur është pyetur për efektin që mund të këtë rikthimi i Neymarit tek Fati.


(Kosova Sot Online)