Shumë skautë e përcollën Marash Kumbullën në Bentegodi

  • 09 February 2020 - 07:48
Shumë skautë e përcollën Marash Kumbullën në Bentegodi

Skautët e Manchester United, Manchester City, Eintracht Frankfurt dhe Borussia Dortmund ishin në Verona për ta përcjellin mbrojtësin shqiptar Marash Kumbulla

Mbrojtësi ishte në formacionin startues për ndeshjen e Serie A kundër Juventusit në stadiumin Bentegodi.

Ishte një ngjarje speciale kjo për shqiptarin e lindur në Itali i cili për koincidencë e kishte edhe ditëlindjen.

Kumbulla tashmë është lidhur me një largim nga kjo skuadër pasi që gjatë verës oferta për të kanë bërë edhe Napoli, Interi madje edhe Juventusi.

Sipas DAZN Italia, atë e përcjellën edhe skautët e Manchester United, Manchester City, Eintrach Frankfurt dhe Borussia Dortmundit të cilët edhe e kanë përcjellur këtë ndeshje.

Kumbulla kishte gisht në golin e dytë të Veronës kur goditjen e tij me kokë e largoj me dorë Chiellini dhe për Veronën u akordua penallti.

Kumbulla shënoi edhe një gol në minutën e 23 por që më vonë u anlua nga VAR për pozitë jashtëloje.

(Kosova Sot Online)