Rikthehet Bale por mungon Hazard përsëri

  • 09 February 2020 - 09:12
Rikthehet Bale por mungon Hazard përsëri

Gareth Bale është rikthyer në skuadrën e Real Madridit, por jo edhe Eden Hazard, për ndeshjen e së dielës kundër Osasuna në La Liga.

Anësori uellsian nuk është paraqitur për Realin që prej triumfit ndaj Unionistas de Salmanca në Kupën e Mbretit më 22 janar, edhe pse ishte rikuperuar nga lëndimi që e kishte pësuar në atë ndeshje.

Rikthimi i Bale nënkupton se Rodrygo Goes është lënë jashtë skuadrës prej 19 futbollistëve të ftuar, edhe pse shënoi golin në eliminim e Realit nga Kupa e Mbretit të enjten kundër Real Sociedad.

Një tjetër futbollist që shënoi në atë ndeshje, Nacho Fernadez, është lënë jashtë skuadrës po ashtu.

Mungon edhe James Rodriguez për shkak të një lëndimi, ndërsa Brahim Diaz nuk është ftuar fare. 

Trajneri Zinedine Zidane ka zgjedhur që përsëri ta lërë në shtëpi Eden Hazardin, edhe pse belgu ka stërvitur tërë javën me bashkëlojtarë.

Lista e plotë e Real Madridit për ndeshje kundër Osasuna:

Portierë: Thibaut Courtois, Alphonse Areola, Diego Altube.

Mbrojtës: Dani Carvajal, Eder Militao, Sergio Ramos, Raphael Varane, Marcelo, Ferland Mendy.

Mesfushorë: Toni Kroos, Luka Modric, Casemiro, Fede Valverde, Isco.

Sulmues: Karim Benzema, Gareth Bale, Lucas Vazquez, Luka Jovic, Vinicius Junior.

(Kosova Sot Online)