Coutinho i ofrohet Juventusit dhe PSG-së

  • 09 February 2020 - 10:31
Coutinho i ofrohet Juventusit dhe PSG-së

Philippe Coutinho do të kthehet në Barcelonë më shumë gjasë menjëherë pasi t’i përfundojë marrëveshja e huazimin në Bayern Munich në fund të këtij sezoni, por menaxheri i tij ia ka ofruar Juventusit dhe Paris Saint-Germainit mundësinë për ta transferuar brazilianin, sipas mediave spanjolle.

Coutinho është momentalisht i huazuar në Bayern, pasi kalimi në Barcelonë nga Liverpooli në janar të 2018 nuk funksionoi për të. 

Ylli brazilian e humbi shkëlqimin duke mos bindur në fanellën e Barçës, prandaj u huazua në Bundesligë.

Bayerni e ka mundësinë për ta blerë 27-vjeçarin për 120 milionë euro, në bazë të marrëveshjes së huazimit me Barçën, por gazeta e afërt me klubin katalonas, Mundo Deportivo, raporton se klubi gjerman nuk e ka ndërmend ta blejë brazilianin dhe si rrjedhojë do ta kthejë prapa në fund të sezonit.

E përditshmja spanjolle sugjeron se menaxheri i Coutinhos do t’ia ofrojë klientin e vet Juventusit dhe po ashtu Paris Saint-Germainit në fund të sezonit.

Coutinho i ka bërë 18 paraqitje në Bundesligë, duke i shënuar gjashtë gola.

(Kosova Sot Online)