Brook fiton me nokaut brutal në rikthimin e tij në boks
Kell Brook e nokautoi Mark DeLucan në rundin e shtatë të meçit, i cili shënoi rikthimin e tij në boks të shtunën në qytetin e lindjes, Sheffield.
Një goditje e fuqishme me të majtën nga Brook e hodhi në dysheme DeLucan dhe e detyroi gjyqtarin ta ndërpresë meçin, pasi britaniku e përgjaku dhe e lëndoi kundërshtarin e tij vizitor gjatë gjithë kohës.
Pas 14 muajve larg ringut, 33-vjeçari ishte brutal dhe i ashpër në këtë luftë të njëanshme. Kjo fitore i hap atij rrugë për një kapitull të ri në karrierën e tij.
Meçi i tij i radhës mund të jetë ndaj Amir Khan, por gjasat më të mëdha janë që ai të përballet me rivalin e vet britanik, Liam Smith kah fundi i 2020-s.
Kell brook ko of mark deluca new pic.twitter.com/RlMzCSQzGT
— Fightgame (@futurefights360) February 8, 2020
Kell Brook wins in the 7th with a KO! ë pic.twitter.com/orG4rgYZrS
— ëDanë (@WrasslinFanTalk) February 8, 2020
(Kosova Sot Online)