Trajneri i Barcelonës i detyron lojtarët të stërvitin me sy mbyllur

  • 09 February 2020 - 11:18
Trajneri i Barcelonës i detyron lojtarët të stërvitin me sy mbyllur

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, është i njohur për mënyrën e veçantë sesi i qaset futbollit, por metodat e tij të fundit stërvitore ishin tejet të pazakonshme edhe për standardin e tij.

Setien i bëri Antoine Griezmannin, Nelson Semedon dhe Samuel Umtitin të kryenin një ushtrim me sy mbyllur.

Treshja u desh të vraponte me sy të lidhur me shirit.

Detyra e tyre ishte e përqendruar në përmirësimin e bashkërendimit dhe orientimit, edhe pse atyre u është dashur ca kohë për ta kuptuar këtë ushtrim. 

(Kosova Sot Online)