Ylli i Juventusit: Humbja ndaj Veronës, turpëruese

  • 09 February 2020 - 11:20
Ylli i Juventusit: Humbja ndaj Veronës, turpëruese

Portieri i Juventusit, Wojciech Szczesny, ka thënë se humbja ndaj Hellas Veronës është turpëruese dhe e dhimbshme dhe e pranon se ekipi i tij po has në vështirësi në ndeshjet e udhëtim.

Bardhezinjtë e pësuan humbjen e tretë në Serie A këtë sezon, pas atyre ndaj Napolit dhe Lazios, por mbi të gjitha ishin në epërsi falë golit të Cristiano Ronaldos dhe e lëshuan atë duke i pranuar dy gola brenda 10 minutave. 

Fabio Borini dhe Giampaolo Pazzini shënuan golat e fitores së skuadrës së Veronës, për të cilën Marash Kumbulla i Shqipërisë dhe Amir Rrahmani i Kosovës luajtën titullarë.

“Është një humbje që dhemb. Nesër do ta kemi një takim si gjithmonë pas ndeshjes”, tha Szczesny për Sky Sport Italia.

“Ne ende vazhdojmë të jemi të motivuar. Ne po luajmë mirë në shtëpi, por në udhëtim po hasim në vështirësi. Mendoj se ka të bëjë me mendësinë, por duhet të ndryshojë menjëherë sepse është e turpshme për një ekip kaq të vlefshëm të humbasë pikë kështu në udhëtim”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)