Stuhia “Ciara”: Anulohen ndeshjet në Angli, Gjermani, Holandë dhe Belgjikë

  • 09 February 2020 - 12:45
Stuhia “Ciara”: Anulohen ndeshjet në Angli, Gjermani, Holandë dhe Belgjikë

Evropa është goditur nga erëra të forta dhe nga shi i rëndë, duke e shkaktuar anulimin e ndeshjeve në Bundesligën gjerman, ligën holandeze Ersdivisie, atë belge dhe së fundmi edhe në Premierligën angleze.

Stuhia “Ciara” ka shkaktuar kaos duke bërë që ndeshjet e futbollit të caktuara për ditën e diele të anulohen në vendet si Angli, Gjermani, Belgjikë dhe Holandë. 

Drejtuesit e ligës elitare gjermane kanë thënë se presin që takimi mes Bayern Munich dhe RB Leipzig, i caktuar të luhet në orën 18:00, të zhvillohet.

Megjithatë, derbi mes Borussia Monchengladbach dhe Koln është anuluar si pasojë e kushteve të dobëta për lojë të shkaktuara nga stuhia.

Ndërkohë, në Angli është anuluar ndeshja e Premierligës mes Manchester City dhe West Ham United, për shkak të stuhisë që e ka goditur Britaninë e Madhe.

Në Holandë, ndërkohë, janë anuluar të gjitha ndeshjet e caktuara për ditën e diele.

Image

(Kosova Sot Online)