Ramadani, kampion i Ballkanit në hedhjen e gjyles

  • 09 February 2020 - 17:37
Ramadani, kampion i Ballkanit në hedhjen e gjyles

Muhamet Ramadani ka treguar forcën e tij edhe në kampionatin ballkanik U-20 të atletikës në sallë, që po mbahet në Stamboll të Turqisë.

Medalisti i artë i EYOF Baku 2019, fitoi medaljen e artë në hedhjen e gjylës 6 kg.

Ramadani e hodhi gjylen në largësi 19.20 metra.

Kurse garuesi tjetër Alaudin Suma ka arritur që ta hedh gjylen vetëm 15.89 metra duke marrë vendin e shtatë.


(Kosova Sot Online)