“United ka probleme me vetëkënaqësinë”

  • 09 February 2020 - 18:47
“United ka probleme me vetëkënaqësinë”

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer për momentin është në vendin e tetë në Premier Ligë pas një sezoni ku ka vuajtur për konsistencë në rezultate

Mesfushori i Manchester United, Fred ka folur hapur për këtë duke thënë se ekziston njëfarë “kënaqësisë” në zhveshtore të Djajve të Kuq për të cilën ai beson që është faktori kryesor i dështimit të tyre këtë sezon.

Ish mesfushori i Shakhtar Donetsk e ka vënë në pyetje kështu mentalitetin e skuadrës si tërësi pa u fokusuar në lojtarë të caktuar pasi jo gjithmonë të gjithë lojtarët janë në një anë.
 

“Ne duhet të përmirësohemi si grup, grupit tonë i mungon ‘të këtë një mentalitet bashkues’, andaj ne kemi shumë probleme”, ka thënë ai për De Sola.

“Gjithmonë ka debat brenda grupit. A ka vetëkënaqësi, po, si në shumicën e grupeve”.

“Ne duhet ta ndalim këtë, duhet të flasim më pak në zhveshtore dhe të fillojmë të vrapojmë në fushë. Kur të gjithë ta kemi të njëjtin qëllim, atëherë mund të ecim përpara”.

“Ne duhet të jemi në të njëjtën anë të fytyrës sonë kurse sot disa lojtarë kanë objektiva të ndryshme, këta janë lojtarët të cilët dëshirojnë ti zgjidhin vet problemet dhe kjo është gabim”, ka thënë Fred në këtë intervistë. 

(Kosova Sot Online)