Interesim i madh për Kupën e Kosovës, biletat po shkojnë si “hallve”

  • 10 February 2020 - 15:19
Interesim i madh për Kupën e Kosovës, biletat po shkojnë si “hallve”

Interesimi i tifozëve për ta përcjellë fazën “Final 8” të Kupës së Kosovës, e cila do të zhvillohet në Rahovec, është jashtëzakonisht i madh.

Klubi i basketbollit Rahoveci i ka hedhur në treg sot në mëngjes biletat e ditës së parë të kësaj gare, të cilat kushtojnë 2 euro, e me të cilat mund të shikohen tri ndeshje.

Vetëm pak orë pasi dolën në shitje biletat, klubi i basketbollit Rahoveci njofton se janë shitur 1600 sosh.

“1600 bileta të shitura për afro dy orë, sipas të dhënave nga dyqani zyrtar i klubit”, shkruan KB Rahoveci.

Kjo është hera e dytë që faza finale e Kupës së Kosovës do të organizohet në Rahovec.

Edhe vitin e kaluar, “Vreshtarët” e kishin organizuar këtë fazë të Kupës.

Siç dihet, fituese aktuale e këtij trofeu prestigjioz është Sigal Prishtina. 

(Kosova Sot Online)