“Messi është mrekulli, Ronaldo supernjeri”

  • 10 February 2020 - 19:49
“Messi është mrekulli, Ronaldo supernjeri”

Ish sulmuesi i Real Madridit dhe Argjentinës, Valdano thotë se me akademitë e futbollit që po marrin lojtarë në mosha shumë të reja, lojtarët e rrugës shpejt do të bëhen një gjë që i takon historisë

Ish sulmuesi i Real Madridit dhe Argjentinës, Jorge Valdano thotë se gjeniu i radhës në futboll duhet të jetë më shumë se një “supernjeri” si Cristiano Ronaldo dhe një “ mrekulli” si Lionel Messi.

Fituesi i Botërorit të vitit 1986 pajtohet që argjentinasi është një lloj i veçantë, kurse superyjet e ardhshëm në futboll duhet të kenë atribute fizike si të Ronaldos dhe më pak se të sulmuesit të Barcelonës.

Tani duke punuar si komentator në futbollin spanjoll, Valdono beson që një lojtarë me konstrukt të Messi dhe talent nuk do ta shohim shpejt në të ardhmen në futboll.

“Messi është e kundërta me gjithçka”, tha Valdano për Tiempo. “Të qenit gjeni, ai mund të ndryshoj gjithçka. Ai e ka fuqinë e një heroi, një superylli”.

“Këtë javë ai lëshoj një deklaratë në Instagram ku i përgjigjet Eric Abidal, sekretar teknik, i cili kishte kritikuar disa lojtarë për arsye të ndryshme-ai shkaktoj tërmet në Barcelonë”.

“Mandej, në fushë, ai ka fuqi që të shthur çdo skuadër. Ai i vendos tre nga katër rezultatet e fundit me influencën e tij. Ai është bërë shumë më i matur dhe i njeh edhe fuqitë e tij”.

“Ka vetëm një Messi”, shtoi ai. “Ai punon shumë për atë që do të vijë pas. Duke marrë në konsideratë që një gjeni lind çdo 15-20 vite, i ardhshmi mendoj se do të këtë më shumë një background akademik”.

“Messi është formalisht një mrekulli; Ai posedon dhuntitë e tij si në rrugë si në akademi”.

“Deri në moshën 13 vjeç u rrit në Argjentinë, me një edukim joformal, pastaj kaloj në Barcelonë ku mësoj si të luaj futboll atraktiv-por ishte më shumë se formale”.

“Rrugët janë zhdukur nga stërvitjet për lojtarët e futbollit sot. Në Amerikën e Jugut ende ka zona të varfëra ku dalin nga kjo fushë”.

“Messi i ardhshëm duhet të jetë më i ngjashëm me Cristiano Ronaldon sesa me Messi, fizikisht më shumë supernjeri, më garues, heroi natyrisht, por pak më ndryshe”.

Kapiteni i Barcelonës është bërë lojtari i dytë në Europë që ka shënuar gola dyshifror dhe asiste në top ligat e Europës ku mbrëmë asistoi tri herë për bashkëlojtarët kundër Real Betisit.


(Kosova Sot Online)