“Askush s’ka pasur më shumë ndikim në futboll sesa Guardiola”

  • 11 February 2020 - 09:18
“Askush s’ka pasur më shumë ndikim në futboll sesa Guardiola”

Ish-sulmuesi i Real Madridit dhe Kombëtares së Argjentinës, Jorge Valdano, ka thënë se trajneri Pep Guardiola është personi që ka pasur më së shumti ndikim në botën e futbollit.

64-vjeçari, i cili i është futur karrierës si gazetar dhe analist pas pensionimit nga karriera si futbollist, beson se askush në histori s’ka pasur ndikim më të madh në këtë sport sesa strategu spanjoll.

Valdanos i ka bërë përshtypje mënyra se si Jurgen Kloppi e ka transformuar Liverpoolin në sezonet e fundit, por ai thotë se kundërshtarit i gjermanit në Manchester Cityt është më i talentuar si trajner.

“Liverpooli nuk spekulon: është një skuadër që të sulmon edhe kur t’i mbrohesh. Ata janë fizikisht të fuqishëm, kjo ta lë përshtypjen se ata nuk lodhen kurrë”, ka thënë Valdano në një intervistë të dhënë për Tiempo.

“Kloppi e ka një strateg në skuadër, që është Firmino, dhe dy plumba: Manen dhe Salahun. Më e mira është se ata të tre luajnë shumë afër, ata e kalojnë lojën nga njëra anë e fushës te tjera shumë shpejt”.

“Por, me gjithë këtë, askush s’e ka ndikuar botën e futbollit më shumë sesa Guardiolën. Është interesante që ne nuk jemi në dinamikën e ditëve të vjetra, kur një skuadër e mirë mposhtej nga një skuadër me një formë mendimi spekulative. Nuk sheh shumë skuadra që sillen dhe vetëm e gjuajnë topin”.

“Rezultati është gati hyjnor. Tani ka kërkesë për spektaklet që i bën Guardiola. Ai, në njëfarë mënyrë, i ka modifikuar kërkesat e tifozëve për futbollin që e shohin”.

(Kosova Sot Online )