Ronaldo kurrë nuk deshi të largohej nga Barcelona

  • 11 February 2020 - 18:24
Ronaldo kurrë nuk deshi të largohej nga Barcelona

Legjenda braziliane Ronaldo ka zbuluar se kurrë nuk kishte dashur të largohej nga Barcelona, para se ta bënte një gjë të tillë edhe pse kishte rënë dakord për kontratë të re më 1997, kur Interi i trokiti në derë.

Sulmuesi nga Amerika Jugore ishte zbulim në Katalonjë gjatë qëndrimit një sezonesh.

Ai ishte yll në rritje duke e luajtur futbollin e nivelit më të lartë por Interi ofroi aq shumë para për të, saqë gjiganti katalonas nuk refuzoi.

Ish-presidenti i Barçës, Joan Gaspert, kishte thënë në vitin 2008 se nuk kishte qëllim ta shiste Ronaldon në atë kohë, por ishte detyruar ta pranonte ofertën prej 23 milionë euro – rekord botëror atë botë.

Këtë e ka vërtetuar tani vetë Ronaldo, i cili e pranon se do të donte sikur të kalonte më shumë kohë në Barcelonë.

“E nënshkrova rinovimin e kontratës në fund të sezonit dhe pastaj u largova me ekipin kombëtar të Brazilit. Pesë ditë më vonë, ata më telefonuan për të më thënë se nuk do të ndodhte rinovimi”, tha Ronaldo për DAZN.

“Nuk ka qenë në dorën time asnjëherë. Unë doja të qëndroja”, shtoi ai. 


(Kosova Sot Online)