Dy shqiptarë në formacionin e javës në Serie A

  • 11 February 2020 - 22:56
Dy shqiptarë në formacionin e javës në Serie A

Dy shqiptarë në formacionin më të mirë të javës së Serinë A, të publikuar nga DAZN, shërbimi gjithëpërfshirës i transmetimeve sportive.

Bëhet fjalë për portierin e Lazios, Thomas Strakosha, vendimtar me pritjet e tij në fitoren 0-1 me Parmën, dhe Marash Kumbullën, i cili zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme në fitoren 2-1 të Veronës ndaj Juventusit (iu anulua një gol dhe ishte vendimtar në fitimin e 11-metërshit që u shndërrua në gol nga Pazzini.

Në këtë formacion, në krah të Kumbullës në qendër të mbrojtjes është vendosur de Vrij i Interit, në të djathtë Lazzari (Lazio) dhe në të majtë Criscito (Genoa). 

Treshja e mesfushës përbëhet nga Vecino, Luis Alberto dhe Brozovic, ndësra në sulm Ibrahimovic, Lukaku dhe Boga (Sassuolo).

(Kosova Sot Online)