Chelsea mund ta kthejë Aken për 40 milionë funte

  • 12 February 2020 - 09:33
Chelsea mund ta kthejë Aken për 40 milionë funte

Chelsea e ka ende opsion për ta kthyer mbrojtësin Nathan Ake nga Bournemouthi për 40 milionë euro, pasi që klauzola në kontratën e futbollistit mbetet ende aktive dhe mund të shfrytëzohet edhe gjatë verës.

Në vitin 2017, Chelsea ia shiti Bournemouthit mbrojtësin Nathan Ake dhe klauzola që Chelsea ta ketë opsionin ta kthejë futbollistin në skuadrën e vet për 40 milionë euro mbetet ende aktive.

Mediumet britanike kishin raportuar se ky opsion skadoi për Chelsean me mbylljen e afatit kalimtar të janarit, kur Chelsea vendosi të mos e kthejë në skuadër Aken. Mirëpo, The Sun tani raporton se klauzola mbetet aktive edhe më tutje.

Tani i takon trajnerit Franck Lampard të vendosë nëse ai dëshiron ta ketë në skuadër dhe si pjesë të projektit të tij në Stamford Bridge Aken. Nëse ai e dëshiron futbollistin, atëherë Ake mund të kthehet sërish në Londër.

Chelsea është inkurajuar për ta transferuar Aken shkaku i interesimin të madh edhe i klubeve të tjera të Premierligës për transferimin e 24-vjeçarit dhe faktit se Bournemouth mund të bie nga Premierliga këtë sezon.

Klubi londinez kishte vendosur të mos e transferonte Aken, pasi që Lampard dëshironte më shumë opsione në fazën e sulmit. Në fund Chelsea s’e bleu askënd, mirëpo investime më të mëdha pritet të bëhen gjatë afatit kalimtar të verës.

(Kosova Sot Online )