Unitedi beson se do ta fitojë garën ndaj Chelseat për Sanchon

  • 12 February 2020 - 09:50
Unitedi beson se do ta fitojë garën ndaj Chelseat për Sanchon

Manchester Unitedi ka besim të madh se do të arrij të nënshkruar me Jadon Sanchon nga Borussia Dortmundi në verë.

Anësori sulmues ka befasuar të gjithë me nivelin e treguar këto dy sezonet e fundit, duke shënuar dhe asistuar shumë me Dortmundin. Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që Sancho të kërkohet nga disa ekipe të Ligës Premier mes raporteve që Dortmundi janë të gatshëm ta shesin atë për çmimin e duhur. Sipas mediumit britanik The Mirror, Unitedi beson se ata do ta mposhtin Chelsean në nënshkrimin e yllit të Dortmundit, Sancho.

Ndërsa Blutë kanë qenë shumë të lidhur me 19-vjeçarin, Unitedi ka besim se mund ta fitojnë garën pasi janë gati të ofrojnë shifrën e kërkuar nga Dortmundi.

Mendohet se Djajtë e Kuq janë gati të përputhen me shifrën e 120 milionë funteve për ta joshur klubin gjerman dhe lojtarin për tu transferuar në Old Trafford.

(Kosova Sot Online )