Wilder mahnit tifozët me fuqinë e grushtit të tij

  • 12 February 2020 - 11:09
Wilder mahnit tifozët me fuqinë e grushtit të tij

Boksieri amerikan Deontay Wilder e arriti shifrën prej 927 pikëve në matësin e fuqisë së grushtit, edhe pse e goditi atë me dorën e tij më të dobët dhe nuk lëvizi me trup për të marrë më shumë fuqi.

Kampioni i WBC 34-vjeçar e ka dëshmuar fuqinë e grushtit të tij edhe në 41 fitoret me nokaut nga gjithsej 43 meçet e tij si boksier profesionist.

“Artisti i nokautëve” Wilder e dëshmoi fuqinë e grushtit të tij edhe gjatë një episodi të Inside PBC Boxing.

Wilderi u shty në një përballje me boksierin tjetër amerikan, Jarrett Hurd, i cili e provoi i pari fuqinë e tij në matësin për fuqinë e grushtit.

Ish-kampioni i kategorisë së peshave të lehta dhe të mesme, 29-vjeçar, e goditi me të gjithë forcën dhe më dorën e djathtë matësin dhe e arriti shifrën prej 935 pikëve.

Ndërsa, kur i erdhi radha Wilderit, ai vendosi të mos merrte forcë edhe me trup dhe ta provonte fuqinë e tij me dorën më të dobët, grushtin e majtë.

Përkundër që i kishte këto dy “pengesa”, Wilderi e arriti shifrën prej 927 pikëve, duke mbetur vetëm tetë pikë prapa Hurd, i cili e përdori të gjithë fuqinë e vet.

Tifozët në rrjetin social Twitter e kanë lavdëruar Wilderin, duke sugjeruar se matësi i fuqisë së grushtit s’do të mundë ta kishte përballuar një goditje të Wilderit nëse ai do ta kishte përdorur të gjithë fuqinë e vet.

(Kosova Sot Online)