Gazeta angleze: Ja çfarë duhet të dini për Vedat Muriqin

  • 12 February 2020 - 11:58
Gazeta angleze: Ja çfarë duhet të dini për Vedat Muriqin

Gazeta angleze me bazë në qytetin Leicester, Leicester Mercury, e ka publikuar një artikull profili për sulmuesin kosovar të Fenerbahçes, Vedat Muriqin, i cili ka ngjallur interesim edhe te Leicester City në mesin e disa klubeve angleze.

Vedat Muriqi ka arritur t’i shënojë 13 gola në 22 ndeshjet e tij në këtë sezon 2019/20 dhe paraqitjet e tij – me Fenerbahçen dhe Kosovën – kanë bërë që për të të interesohen klube si Leicesteri, Burnley, Tottenhami, Manchester Unitedi, Monaco e Newcastle. 

Përderisa Muriqi është bërë shumë i njohur në Turqi, ai ende s’e ka arritur atë nivel në Angli dhe për këtë arsye gazeta Leicester Mercury e ka publikuar një artikull me gjërat që beson se tifozët duhet t’i dinë për sulmuesin kosovar.

Emri: Vedat Muriqi
Mosha: 25-vjeçar
Nënshtetësia: Kosovar
Klubi aktual: Fenerbahçe

Historia e klubeve në të cilat ka luajtur:

Vedat Muriqi e filloi karrierën e tij në vendlindjen e tij, Kosovë, duke u ngritur me Lirinë, para se të kalonte te klubi i Shqipërisë Teuta. Ajo periudhë e shkurtë në Shqipëri ia fitoi atij transferimin e frytshëm në Turqi, shkruan Leicester Mercury.

Në vitin 2014, Muriqi u transferua në Gireunspor, para se të kalonte në Gençlerbirliëi. Ai fillimisht u përball me disa vështirësi në Superligën turke, mirëpo gjithçka ndryshoi pas transferimin në Çaykur Rizespor në vitin 2018.

Në Rizesport, Muriqi bëri paraqitje mbresëlënëse dhe e fitoi një transferim në Fenerbahçe.

Statistikat

Sulmuesi i ka shënuar 26 gola në dy sezonet e fundit të Superligës turke, në 53 paraqitjet e tij për Rizesporin dhe Fenerbahçen. Këtë sezon, ai është duke thyer rekordin personal me mesatarisht 0.63 gola të shënuara për 90 minuta lojë. 40 për qind të goditjeve të tij kanë shkuar brenda kuadratit të portës dhe ai i bën rreth katër për ndeshje, ndërsa 1/3-ta e goditjeve të tij brenda kuadratit të portës kanë rezultuar si gola.

Gjatë kohës së tij ën Turqi, ai i ka bërë 100 paraqitje – në 72 prej të cilave ka qenë titullar, dhe i ka shënuar gjithsej 34 gola, me mesatarisht 0.45 gola për 90 minuta lojë.

Muriqi ka luajtur gjithsej në 23 ndeshje për ekipin kombëtar të Kosovës, duke i shënuar tetë gola.

Stili i lojës

Muriqi mund ta mbajë topin mirë, duke fituar beteja kundër mbrojtësve dhe mesfushorëve kundërshtarë me fizikun e tij. Ai di t’i fut edhe bashkëlojtarët e tjerë të tij mirë në lojë, përmes qëndrimit dhe pasimeve të tij.

Ai është një sulmues i saktë dhe i mençur dhe di të shënojë edhe me kokë e edhe më këmbë. Ai është i shpejtë edhe është aktiv në të gjitha fazat e sulmit.

Në Turqi, ai ka qenë shumë kërcënues për kundërshtarët dhe është përshtatur shpejt me stilet e ndryshme të lojës.

(Kosova Sot Online)