Liverpooli interesohet për Brozovicin e Interit

  • 12 February 2020 - 12:02
Liverpooli interesohet për Brozovicin e Interit

Liverpooli raportohet se e kishte mbikëqyrur mesfushorin e Interit, Marcelo Brozovicin, gjatë fundjavës së kaluar, pasi që drejtuesit e klubit anglez janë të vetëdijshëm se ai e ka një klauzolë për shkëputjen e kontratës me zikaltrit për 60 milionë euro.

Disa mediume italiane raportojnë se një skaut i Liverpoolit ishte i pranishëm në stadiumin San Siro gjatë derbit të Interit kundër Milanit, Derby della Madonnina, për ta shikuar nga afër mesfushorin kroat. 

Brozovic ka kontratë me zikaltrit deri në qershor të vitit 2022, mirëpo ai e ka një klauzolë për shkëputjen e kontratës së tij, e cila megjithatë mund të aktivizohet vetëm nga klubet jashtë Italisë.

Interi raportohet se është duke punuar për t’ia ofruar një kontratë të re mesfushorit Brozovic. Zikaltrit duan t’ia rritin pagën, mirëpo duan t’ia largojnë klauzolën nga kontrata, të cilët duan t’ia bëjnë të vlefshme deri në vitin 2024.

Prezenca e skautit të Liverpoolit në ndeshjen e xhiros së fundit të Serisë A mund edhe ta përshpejtojë procesin e rinovimit të kontratës, për shkak të presionit të shtuar mbi drejtuesit e Interit.

Brozovic ka luajtur në gjithsej 28 ndeshje (21 në Serie A, gjashtë në Ligën e Kampionëve dhe një në Kupën e Italisë) gjatë këtij sezoni, duke kontribuar me tri gola (të tria në Serie A) dhe pesë asiste (katër në Serie A dhe një në Ligën e Kampionëve).

(Kosova Sot Online)