Liverpooli i ofron Van Dijkut kontratë pesëvjeçare, rroga është marramendëse!

  • 12 February 2020 - 18:41
Liverpooli i ofron Van Dijkut kontratë pesëvjeçare, rroga është marramendëse!

“Reds” duan ta “blindojnë” mbrojtësin më të mirë në botë me një kontratë afatgjate

Liverpool po përgatitet t’ia ofrojë Virgil van Dijkut një kontratë të re pesëvjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi “Football Insider”.

Rroga e qendërmbrojtësit holandez do të rritet në 150 mijë funte në javë me bonuse, derisa me kontratën aktuale ai do t’i marrë afro 60 milionë euro.

Van Dijk i ka zhvilluar 24 ndeshje në Premierligë me Liverpoolin këtë sezon duke i realizuar katër gola.

Pa dyshim, përfaqësuesi holandez është mbrojtësi më i mirë në botë për momentin.

Ai është i pakalueshëm për kundërshtarët, ndërkohë që shquhet edhe për pasimet e shpeshta dhe të sakta për bashkëlojtarët.


(Kosova Sot Online)