Juventusi i siguron 103,1 milionë euro me marrëveshjen e re për stadiumin

  • 12 February 2020 - 23:40
Juventusi i siguron 103,1 milionë euro me marrëveshjen e re për stadiumin

Juventus dhe Allianz së bashku deri në vitin 2030.

Klubi bardhezi ka rinovuar kontratën e sponsorizimit me kolosin e siguracioneve, që do të derdhë në arkat e “Zonjës së Vjetër” 103,1 milionë euro, një shumë më e madhe nga ç’ishte parashikuar në marrëveshjen e mëparshme, që skadonte në vitin 2023.

Objekt i partneritetit është dallimi i markës në uniformat e stërvitjes së skuadrës së parë dhe disa sponsorizime që lidhen me sektorin e femrave.

Sigurisht që më kryesorja lidhet me të drejtat e emrit të stadiumit, që do të vijojë të quhet “Allianz Stadium”.


(Kosova Sot Online)