Zidane e godet me makinë një burrë… pastaj shikojeni çfarë bën me të

  • 13 February 2020 - 09:18
Zidane e godet me makinë një burrë… pastaj shikojeni çfarë bën me të

Ignacio Fernandez po ngiste me makinë nëpër qendrën stërvitore të Real Madridit, Valdebebas, të dielën kur përjetoi një aksident të vogël fatkeq. Derisa po futej në një rrethrrotullim dhe frenoi për t’i dhënë përparësi një makine tjetër, një automjet e goditi atë nga prapa.

Pronari i makinës që e goditi atë nga prapa ishte trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, i cili po shkonte drejt qendrës stërvitore të të bardhëve.

Fernandez, menaxher në një dyqan mobiliesh, ka rrëfyer për ngjarjen.

“Sapo e pashë e njoha dhe i thashë: ‘Do të doja sikur të të takoja në rrethana tjera, por as këto rrethana nuk janë të këqija’”, ka thënë Fernandez.

Për të mos lejuar që aksidenti të bëhej lajm në media afër qendrës stërvitore të Real Madridit, Fernandez i kishte ofruar Zidanit mundësinë që çështjen e dokumenteve të sigurisë ta zgjidhnin më vonë, edhe pse i kishte kërkuar një fotografi së bashku për ta vërtetuar aksidentin.

“I kërkova selfie, sepse ndryshe njerëzit nuk do të besonin që makina e Zidane më ka goditur”, shtoi ai.

“Ai më tha po me shumë mirësi. Ai e hoqi kapelën dhe e bëmë foton”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online )