“Malaga ishte vetëm 2 milionë larg blerjes së Ronaldos”

  • 13 February 2020 - 11:30
“Malaga ishte vetëm 2 milionë larg blerjes së Ronaldos”

Malaga ishte shumë afër ta blinte Cristiano Ronaldon kur ishte adoleshent, sipas shefit të rekrutimeve në klubin spanjoll atëbotë, Carlos Rincon.

Ylli portugez – i cili u rrit për t’i fituar pesë Topa të Artë në karrierën e tij duke luajtur për Manchester United, Real Madrid dhe tani Juventus – ishte vërejtur nga skautët e Malatags gjatë kohës së tij në akademinë e të rinjve në Sporting.

Ishte një kohë kur Ronaldo po i shfaqte atributet e shumta, të cilat i ndihmuan më vonë për t’u bërë njëri prej lojtarëve më të mirë të gjeneratës së tij.

Rincon dhe ekipi i tij e kishin vëzhguar Ronaldon në Danimarkë në Kampionatin Evropian U17 më 2002, dhe si rezultat, kishte nisur procesin e vëzhgimit të lojtarëve.

“Si i ri Cristiano ishte ky që është tani, një lojtar me fuqi shumë të rëndësishme fizike, me goditje spektakolare të topit”, tha Rincon. 

“Më thanë të shkoja në ngjarjet e mëdha në Evropë, Amerikë dhe Afrikën Jugore. Duhej t’i siguroja numrat e tre lojtarëve më të mirë në këtu turne. I sigurova numrat e tre lojtarëve më të mirë sapo mbaroi kampionati. Pastaj i përcolla ata në televizion”, theksoi ai.

“Në javën pasuesi ne ramë në kontakt me lojtarët dhe familjet e tyre për t’u takuar me menaxherët e tyre për të parë nëse mund të bënim ofertë. Në këtë situatë ishte Ronaldo. Ai ende nuk kishte debutuar për ekipin e parë të Sportingut dhe ne i bëmë atij ofertë përmes Jorge Mendes”, shtoi ai.

“Ne i patëm tubuar paratë. Në atë kohë, ne bëmë ofertë në vlerë 1.5 milionë euro por Ronaldo kushtonte 3.5 milionë euro. Nuk e transferuam atë sepse nuk i kishim paratë”, përfundoi ai.

(Kosova Sot Online)