NBA: James fantastik në triumfin e Lakers ndaj Nuggets

  • 13 February 2020 - 13:30
NBA: James fantastik në triumfin e Lakers ndaj Nuggets

Fitore në kohën shtesë për Los Angeles Lakers ndaj Denver Nuggets falë dyshes magjike LeBron James-Anthony Davis.

Mbreti James ishte thjeshtë fenomenal në këtë suksesin 120-116 të kalifornianëve në transfertën e Pepsi Center në Colorado. 32 pikë 12 rebound dhe 14 asiste  ishin shifrat e LeBron që regjistroi një tjetër triple-double.

Një paraqitje mbresëlënëse dhuroi edhe Anthony Davis autor i 33 pikëve dhe 10 rikuperimeve poshtë tabelës. Për LA Lakers kjo ishte fitorja e 41-të sezonale në 53 takime.

Me Luka Doncic Dallas Mavericks është një tjetër skuadër. Teksanët u rikthyen te fitorja pasi mposhtën në American Airlines Center me rezultatin 130-111 Sacramento Kings. Slloveni Doncic e mbylli sfidën me 33 pikë 12 rebound dhe 8 asiste duke qenë padisktuim lojtari më i mirë mbi parket për Mavericks.

Për të kthyer me këmbë në tokë Toronto Raptors dhe për t’i shkaktuar humbjen e parë pas 15 fitoresh rresht skuadrës kaliforniane mendoi Brooklyn Nets që mposhti kampionët në fuqi të NBA me rezultatin 101-91.

Serge Ibaka dhe VanVleet realizuan të dy sëbashku 50 pikë për Raptors por kjo nuk mjaftoi pasi loja në grup e Nets bëri diferencën në këtë duel. Humbja e 4-t rresht për Golden State Warriors që u mposht edhe nga Phoenix Suns me rezultatin 112-106.

Më i miri mbi parket në këtë duel ishte Andrew Wiggins prurja e re e Golden State por që gjithsesi nuk arriti të evitonte humbjen e skuadrës nga San Francisco. 

(Kosova Sot Online)