Spektakël në TD Garden, Celtics triumfojnë ndaj LA Clippers pas dy vazhdimeve

  • 14 February 2020 - 09:53
Spektakël në TD Garden, Celtics triumfojnë ndaj LA Clippers pas dy vazhdimeve

Boston Celtics dhe Los Angeles Clippers kanë zhvilluar njërën nga ndeshjet më interesante këtë edicion në NBA.

Ndeshja e zhvilluar në TD Garden të Bostonit përcaktoi ekipin fitues vetëm pas dy vazhdimeve.

Celtics arritën të triumfonin në fund me tetë pikë diferencë 141:133.

Jayson Tatum pati paraqitje të shkëlqyer me 39 pikë, nëntë kërcime, një asistim, një bllokadë dhe një top të vjedhur.

Me lojë të mirë te vendasit u dalluan edhe Marcus Smart me 31 pikë si dhe Gordon Hayward që shtoi 21 të tjera e kontribuoi me 12 kërcime

Lou Williams ishte më efikasi te Clippers me 35 pikë e tetë asistime, ndërsa Kawhi Leonard shtoi 28 të tjera, por pa mjaftuar për fitoren e skuadrës nga Kalifornia. Rezultatet: Boston Celtics – LA Clippers 141:133

(Kosova Sot Online