Zbulohet buxheti marramendës i Man Unitedit për afatin kalimtar të verës

  • 14 February 2020 - 10:18
Zbulohet buxheti marramendës i Man Unitedit për afatin kalimtar të verës

Tifozët e Manchester Unitedi i janë gëzuar lajmit se klubi i tyre i preferuar ka buxhet prej 330 milionë eurosh për t’i shpenzuar për transferimin e lojtarëve të rinj gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas SoccerEx – që e publikon listën Football Finance 100 për t’i sqaruar fuqitë financiare të klubeve më të mëdha të Evropës – Manchester Unitedi ka buxhet të madh për afatin kalimtar të verës falë përfitimeve të mëdha financiare nga marrëveshjet për sponsorizim dhe reklamim.

Ky medium i shfrytëzon disa burime të veta të afërta me klube për të treguar se sa kanë mundësi financiare klubet për të shpenzuar në afatin e ardhshëm kalimtar dhe Manchester Unitedi i lë prapa klubet e tjera, me buxhet prej 330 milionë eurosh.

Prej se është emëruar trajner i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer i ka shpenzuar 264 milionë euro në dy afate kalimtare për transferimin e Daniel James, Aaron Wan-Bissaka, Harry Maguire dhe Bruno Fernandes.

Lista e plotë:

1. Manchester United – 330 milionë euro

2. Arsenal – 314 milionë euro

3. Bayern Munich – 265 milionë euro

4. Real Madrid – 228 milionë euro

5. PSG – 165 milionë euro

6. Athletic Bilbao – 158 milionë euro

7. Napoli – 141 milionë euro

8. Spurs – 136 milionë euro

9. Lille – 82 milionë euro

10. Sevilla – 80 milionë euro

(Kosova Sot Online )