Driton Kuka, i lumtur me pullat postare të Japonisë për xhudistët kosovarë

  • 14 February 2020 - 11:31
Driton Kuka, i lumtur me pullat postare të Japonisë për xhudistët kosovarë

Trajneri i njohur i xhudos, Driton Kuka, e ka lavdëruar ambasadorin e Kosovës në Japoni, Leon Malazogun, për punën që e ka bërë, pasi Japonia lëshoi pulla postare me xhudistët kosovarë.

Pas sukseseve të vazhdueshme nëpër garat ndërkombëtare të xhudos dhe para Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, Japonia ua ka kushtuar edhe disa pulla postare xhudistëve të njohur të Kosovës.

Këtë lajm e bëri të ditur ambasadori i Kosovës në Japoni, Leon Malazogu, i cili shkroi në Twitter: “Tani ka edhe pulla postare që kremtojnë miqësinë e Kosovës me Japoninë dhe me qytetin Sanxho, si pjesë e bashkëpunimit me qytetin mikpritës.

Pas këtij lajmi reagoni edhe trajneri Driton Kuka, i cili tha se kjo është shenjë miqësie dhe respekti për ekipin e Kosovës në xhudo.

“Në Japoni pulla postare me ekipin tonë si shenjë e miqësisë dhe respektit për ekipin tonë! Punë serioze e Ambasadorit Malazogu për Botërorin e vitit të kaluar si dhe për Lojërat Olimpike sivjet”, shkroi Kuka në llogarinë e tij në Facebook.

Image

(Kosova Sot Online )