Prezantohet trajneri i ri i Kosovës: Nuk ka lojtarë të këqij, atyre vetëm duhet t’ua gjejmë pozitën

  • 14 February 2020 - 15:53
Prezantohet trajneri i ri i Kosovës: Nuk ka lojtarë të këqij, atyre vetëm duhet t’ua gjejmë pozitën

Sot, në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës, u prezantua trajneri i ri Kombëtares së Kosovës, Christos  , i cili do ta drejtojë këtë muaj për herë të parë Kosovën në dy ndeshjet parakualifikuese për Botërorin 2023.

Më 20 shkurt, Kosova do të luajë si vendase në ndeshjen kundër Islandës, ndërsa tri ditë më vonë do t’i shkojë mysafire Luksemburgut. Të dyja këto ndeshje janë parakualifikuese për Botërorin e vitit 2023.

Për këto dy ndeshje, që do të jenë të parat për Marmarios si trajner i Kosovës, greku ia ka dhënë besimin e tij 17 lojtarëve të ftuar, ku vërehet mungesa e Lis Shoshit, i cili është ende i lënduar.

Në të njëjtën konferencë ku u publikuar lista e gjerë e Kosovës për këto dy ndeshje të radhës, u prezantua edhe trajneri i ri Marmarinos, i cili tregoi se kishte filluar negociatat me FBK-në që nga viti i kaluar dhe foli për skuadrën e Kosovës.

“Unë mendoj që nuk ka lojtarë të këqij, por thjesht ata nuk e kanë gjetur ende pozicionin e duhur”, u shpreh Marmarinos gjatë prezantimit të tij.

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, bëri të ditur se kontrata e Marmarinos është trevjeçare dhe është shprehur entuziast për këtë projekt të ri.

“E kemi një trajner me një përvojë shumë të madhe dhe me një përvojë të basketbollit. Është e veçantë që ka entuziazëm të madh për t’i hyrë kësaj punë dhe po hymë si pjesë e një projekt afatgjatë për zhvillimin e basketbollit. Ne jemi marr vesh për 3 vitet e para”, tha Fetahu.

Drejtori i reprezentacionit, Granit Rugova tregoi për agjendën e Kosovës dhe stafin e Marmarinos për këto ndeshje të radhës.

“Përbërja do të ketë 17 lojtarë. Po ashtu do të jenë 3 ndihmës trajner dhe ndihmës trajneri i parë do të jetë Bujar Loci pastaj Gyltekin Selimi dhe Dritero Sefaja. Më 21 do të nisemi për në Luksemburg dhe nga i 17 do të fillojnë stërvitjet”, tha Rugova. 

(Kosova Sot Online)