Setien: Kemi baras gjasa me Real Madridin për ta fituar La Ligën

  • 14 February 2020 - 16:01
Setien: Kemi baras gjasa me Real Madridin për ta fituar La Ligën

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, beson se skuadra e tij ka po aq gjasa sa rivali i madh, Real Madridi, për ta fituar titullin e La Ligës, përkundër që madrilenët i kanë tri pikë më shumë sesa katalonasit në krye të tabelës së La Ligës.

Quique Setien mbajti konferencë për shtyp para ndeshjes të Barcelonës kundër Getafes në La Liga. Në këtë konferencë, ai foli për kërkimet e klubit për një qendërsulmues dhe për garën për titull me Real Madridin.

Getafe: Ata e kanë një skuadër që po bën punë shumë të mirë. Ata e kanë një plan të mirë dhe e kanë vënë atë në jetë në mënyrë të përsosur deri më tani. Ata janë në Evropë dhe janë skuadër e vështirë për t’i mposhtur. Për momentin, ata po kalojnë në një moment të mrekullueshëm. 

Umtiti: Unë s’e kam asnjë dyshim. E kam parë atë duke luajtur shumë dhe ai është një futbollist i jashtëzakonshëm, i cili do të na ndihmojë shumë. Paraqitjet e tij do të jenë të mrekullueshme, kjo është e qartë. Të gjithë mund të bëjnë gabime. Atë ditë, ai i bëri shumë gjëra mirë. I ka pasur disa probleme, por nesër ai do të jetë aty, në ndeshje.

Transferimi i një qendërsulmues: Unë gjithmonë përgatitem për atë që mund të ndodhë dhe punoj me atë që e kam. Natyrisht, të gjithë do të donim të ishim në pozitë më të mirë. Do të përshtatemi me rrethanat tona. Është e rëndësishme të na vijë një lojtar. Le ta shohim nëse do të na i lejojnë këtë fillimisht, duhet të presim përgjigjen e Federatës së Futbollit të Spanjës. Por, është e qartë se ata do ta pranojnë dhe mendoj se klubi është duke punuar për këtë.

Problemet e Barcelonës në mbrojtje: Nuk e di nëse pajtohem se ka probleme. Në ndeshjen e fundit, Betisi e kishte Fekirin, lojtar që krijon raste, por ata s’krijuan shumë raste kundër neve. Jemi përmirësuar në shumë gjëra. Atë ditë ata e shënuan atë gol të dytë kundër neve kur ne ishim duke luajtur më mirë, ndërsa në pjesën e dytë as që e patën ndonjë goditje.

Favoritët për titullin e La Ligës: Ne kemi po aq gjasa sa Real Madridi. Ata e kanë një epërsi prej tre pikësh, por ne ende e kemi një ndeshje në Bernabeu, për të cilën kemi pritje të mëdha.

Përmirësimi i De Jongut: Ai i pranon të gjitha këshillat dhe është i gatshëm të përmirësohet gjithmonë. Është lojtar shumë i talentuar dhe tregon anë të reja çdo ditë në stërvitje. Ne shpresojë se ai do të vazhdojë të rritet.

Luis Suarez: Unë as që kam folur me mjekët. Por, unë e pyes atë se si është dhe tentoj ta mbaj në humor të mirë. Është një proces për të cilin do të duhet kohë, por ne shpresojmë se do të shërohet më shpejt sesa që ishte menduar fillimisht.

Barcelona do ta presë Getafen në Camp Nou të shtunën në orën 16:00, për ndeshjen e vlefshme për xhiron e 24-të të këtij sezoni të La Ligës.

(Kosova Sot Online)