Interi identifikon zëvendësuesit e mundshëm të Lautaro Martinezit

  • 14 February 2020 - 16:03
Interi identifikon zëvendësuesit e mundshëm të Lautaro Martinezit

Romelu Lukaku mund ta ketë një tjetër partner në vijën e sulmit gjatë sezonit të ardhshëm në Inter. Kjo pasi që Lautaro Martinez ka ngjallur interesim te Barcelona dhe Real Madridi, pasi u bë e ditur se ai mund të largohet nga Interi në korrik për 111 milionë euro.

Nëse Lautaro Martinez largohet këtë verë, Gazzetta dello Sport shkruan se Interi tashmë ka vendosur se kush do ta zëvendësojë – Pierre-Emerick Aubameyang.

Sulmuesi nga Gaboni, i cili ishte spekuluar për një largim nga Arsenali edhe gjatë afatit kalimtar të janarit, ende s’e ka rinovuar kontratën e tij me klubin londinez, që përfundon në qershor të vitit 2021. Refuzimi për ta rinovuar kontratën ka bërë që të pritet largimi i Aubameyangut nga Londra këtë verë. 

Ky sezon s’ka qenë shumë i lumtur për Aubameyangun. Ai ka luajtur mirë – i ka shënuar 14 gola në 23 ndeshje të Premierligës, 16 gola gjithsej – por klubi i tij është në mes të tabelës së  Premierligës me vetëm 31 pikë, dhjetë pikë larg top katërshes.

Aubameyangu vlerësohet në treg me 70 milionë euro, mirëpo kjo shumë mund të pësojë rënie nëse Arsenali është nën presion të përfitojë nga shitja e tij, për të mos e lënë të largohet falas gjatë verës së vitit 2021.

Chongu i Manchester Unitedit

Përveç Aubameyangut, një tjetër opsion të cilin është duke e marrë parasysh Interi është edhe Tahith Chongu i Manchester Unitedit. Sulmuesi holandez ka kontratë me Manchester United deri në qershor dhe Interi mund ta marrë atë këtë verë pa ia paguar Djajve të Kuq asnjë cent. 

(Kosova Sot Online)