Chelseat i duket i shtrenjtë Sancho

  • 14 February 2020 - 17:00
Chelseat i duket i shtrenjtë Sancho

“Blues” nuk janë të gatshëm t’i paguajnë 120 milionë euro për mesfushorin ofanziv të Borussia Dortmundit, të cilin e duan disa klube të Premierligës

Jadon Sancho është njëri prej futbollistëve më të kërkuar në treg kohëve të fundit.

Ylli anglez është bërë objektiv i klubeve të Premierligës, të cilat e duan në gjirin e tyre gjatë verës që vjen.

Njëri prej klubeve që e do përfaqësuesin anglez është edhe Chelsea. 

Mirëpo, mediumi britanik “Daily Star” raporton se “Blues” nuk janë të gatshëm t’i paguajnë 120 milionë euro, aq sa i kërkon Borussia Dortmundi për të.

Fituesi i fundit i Europa League është tërhequr nga Sancho pasi arriti t’i sigurojë shërbimet e yllit të Ajaxit, Hakim Ziyech.

Ndërkohë, interesim për Sanchon kanë shfaqur edhe gjigantët tjerë anglezë, Manchester United, Manchester City, Liverpool e Tottenham.

(Kosova Sot Online)