Manchester City përjashtohet nga Liga e Kampionëve për dy sezonet e ardhshme

  • 14 February 2020 - 19:50
Manchester City përjashtohet nga Liga e Kampionëve për dy sezonet e ardhshme

Manchester City është përjashtuar nga Liga e Kampionëve për dy sezonet e ardhshme nga UEFA, dhe është gjobitur me 30 milionë euro, pasi u zbulua se klubi ka thyer rregullat financiare që ka përcaktuar UEFA.

Ashpërsia e përjashtimit për dy sezonet e ardhshme dhe vlera e gjobës, tregon se sa seriozisht UEFA e konsideron se klubi anglez ka shkelur rregullat dhe kodin e sjelljes, shkruan The Guardian.

City  ka mohuar me ngulm të ketë thyer rregullat e UEFA’s. 

Kur City u akuzua në majin e kaluar, klubi edhe atëherë kishte mohuar thyerjen e rregullave, duke thënë se ata i ishin nënshtruar një procesi “armiqësor” i cili injoronte “një organ gjithëpërfshirës të provave të pakundërshtueshme”.

Man City besohet se do të çështjen do ta dërgojë në apel kundër aktgjykimit të UEFA’s në gjykatën e arbitrazhit për sport.

(Kosova Sot Online)