Reagon Manchester City: Jemi të zhgënjyer por jo të befasuar, do të ankohemi në CAS

  • 14 February 2020 - 20:40
Reagon Manchester City: Jemi të zhgënjyer por jo të befasuar, do të ankohemi në CAS

Manchester City është dënuar nga UEFA me mospjesëmarrje në Ligën e Kampionëve për dy sezonet e ardhshme dhe është gjobitur 30 milionë euro.

Kjo pasi që klubi anglez është shpallur fajtorë për mashtrime serioze të organit drejtues të futbollit evropian (UEFA) dhe shkeljen e rregullave të Financial Fair Play.

Klubi ka reaguar me një komunikatë ku ka shkruar se kët vendim do të dërgojë në instanca të tjera, sikurse që është ai i CAS.

“Manchester City është zhgënjyer, por jo edhe befasuar me njoftimin e sotëm nga Zyra Ligjore e UEFA-s. Klubi gjithmonë ka shfaqur gatishmërinë për një organ dhe proces të pavarur, që të shqyrtojë në mënyrë të paanshme organin gjithëpërfshirës të provave të pakundërshtueshme duke mbështetur pozicionin e saj”. 

“Në dhjetor të vitit 2018, hetuesi kryesor i UEFA-s, kishte deklaruar publikisht se rezultatet dhe sanksionet e nxjerra synonte t’ia dërgonte Manchester City, para se çfarëdo hetimi të kishte filluar. Procesin e mëvonshëm dhe të vazhdueshëm të UEFA që ai e kishte mbikëqyrur, nënkuptonte se kishte një dozë dyshimi në rezultatet që ai i kishte dorëzuar. Klubi ishte ankuar zyrtarisht në organin disiplinor të UEFA-s, kurse ankesa ishte vërtetuar me një vendim të CAS-it”.

“Me një fjalë, është një rast i iniciuar nga UEFA, i ndjekur dhe gjykuar penalisht nga UEFA. Me këtë proces paragjykues që tashmë ka përfunduar, klubi do të ndjekë një gjykim të paanshëm sa më shpejtë që të jetë e mundur, dhe për këtë arsye në radhë të parë do të fillojë procedurat për në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport (CAS)”, thuhet në komunikatën e klubit.

Manchester City nuk ka të drejtë të luajë në asnjë garë evropiane për sezonet 2020/21 dhe 2021/2022.

(Kosova Sot Online)