Valencia dhe Atletico Madridi ndajnë pikët

  • 14 February 2020 - 22:55
Valencia dhe Atletico Madridi ndajnë pikët

Tjetër barazim për Atletico Madridin në La Liga.

Të besuarit e Diego Simeones nuk kanë mundur të marrin më shumë se një pikë në ‘Mestalla’, duke barazuar 2-2 me Valencian.

Llorente dhe Thomas shënuan për Atleticon për ta kaluar dy herë në epërsi skuadrën e tyre, por barazuan Gabriel Paulista dhe Geoffrey Kondogbia.

Me këtë barazim, të 10-tin këtë edicion, Atletico arriti të hyjë në zonën Champions, me 40 pikë të grumbulluara, një më shumë se Sevilla që të dielën luan me Espanyolin.

(Kosova Sot Online)