Haaland është inspiruar nga Mbappe

  • 14 February 2020 - 23:28
Haaland është inspiruar nga Mbappe

Erling Haaland është duke shkuar hapave të Kylian Mbappe.

Ai thotë se si shembull gjithmonë e ka marrë francezin dhe ëndrra e tij ka qenë që të bëhet në një ndër më të mirët në botë.

Sot, brenda një kohe shumë të shkurtër, emri i Haaland është në gjitha mediat botërore për formën fantastike që po kalon edhe te Borussia Dortmund dhe në njëfarë mënyre ia ka arritur qëllimit.

Por, ashtu si Mbappe, dëshiron të vazhdojë të punojë e rritet si lojtar.

:Gjithmonë I kam thënë vetes dua të bëhem një ndër futbollistët më të mirë në botë”, tha Haaland në një intervistë për sajtin zyrtar të Bundesligës.

“Kur isha në Salzburg, dhe fillova të shënoja gola, po shikoja shumë Mbappen të jem realist. Ai po shënonte vazhdimisht, por grumbullonte gola në Ligue 1, ashtu siç po bën tani, kështu që ju e dini se mund të arrin edhe në nivele më të larta në futboll”.

Besoni apo jo, me Salsburgun dhe Dortmundin në sezonin 2019/20, Haland ka shënuar 37 gola në 28 paraqitje, ka dhuruar edhe 8 asistime.

(Kosova Sot Online)