Tri javë pasi vdiq, Kobe Bryant emërohet finalist për Hall of Fame

  • 15 February 2020 - 10:59
Tri javë pasi vdiq, Kobe Bryant emërohet finalist për Hall of Fame

Tri javë pasi Kobe Bryant, njëri ndër lojtarët më dominues në histori të NBA, vdiq bashkë me vajzën e tij dhe shtatë persona të tjera në një aksident me helikopterin e tij, ikona e sportit u emërua finalist për “Hall of Fame” të Basketbollit.

Kobe Bryant, basketbollisti i katërt me më së shumti pikë të shënuara në histori të NBA, luajti për Los Angeles Lakers gjatë karrierës së tij mbresëlënëse 20-vjeçare në NBA. Ai u shpall pesë herë kampion i NBA, dy herë MVP (Lojtari më i mirë) në finale të NBA dhe një herë MBP për sezonin e rregullt.

Lajmi u bë i ditur gjatë fundjavës së NBA All-Star në Chicago, e cila mbyllet të dielën me një ndeshje ku do të luajnë lojtarët më të mirë të këtij sporti. Ngjarja treditore pritet të jetë plot me nderime për Kobe Bryant.

Bryant e kishte veshur fanellën me numër 24 dhe atë me numër 8 gjatë karrierës së tij si basketbollist. Të dy këta numra janë të pensionuar nga Los Angeles Lakers, përderisa fanellat rrinë të varura në Staples Center.

Bashkë me Bryantin, finalistë janë edhe disa ish-yje të NBA – Tim Duncan, Kevin Garnett dhe Chris Bosh – si dhe dy yje nga konkurrenca e vajzave, ËNBA – Sëin Cash dhe Rudy Tomjanovich.

Të rekrutuarit në Hall of Fame si pjesë e “Klasës së 2020-tës”, do të emërohet në fillim të prillit, ndërsa ceremonia do të mbahet më 29 gusht në Naismith Memorial Basketball Hall of Fame në Springfield. 

(Kosova Sot Online)