Boksieri lavdërohet duke hyrë në ring, gjyqtari e kthen dhe e detyron të hyjë me modesti

  • 15 February 2020 - 12:05
Boksieri lavdërohet duke hyrë në ring, gjyqtari e kthen dhe e detyron të hyjë me modesti

Një gjyqtar i boksit është bërë viral nëpër rrjete sociale, pasi që e detyroi një boksier dhe të hyjë për herë të dytë në ring, pasi që ai fillimisht ishte lavdëruar para kundërshtarit, duke kërcyer mbi litarët e ringut.

Incidenti ndodhi gjatë çerekfinales në 64 Bocskai István 2020, ku një boksier vendosi të hyjë brenda në ring duke kërcyer nga jashtë për t’i kaluar litarët rrethues.

Megjithatë, gjyqtari nuk ishte i gatshëm të lejojë sjellje të tilla dhe e detyroi boksierin të hyjë edhe një herë në ring, por këtë herë me modesti.

Ky gjest bëhet i qartë nga videoja e incidentit, ku shihet se gjyqtari i afrohet boksierit dhe i thotë atij diçka në vesh, para se boksieri të kthehet prapa dhe të hyjë sërish në ring.

Disa tifozë të boksit në rrjete sociale reaguan duke e lavdëruar gjyqtarin për veprimin e tij, përderisa disa të tjerë e cilësuan këtë veprim si të pakuptimtë. 

(Kosova Sot Online)