Ramos dhe Real Madridi, afër fundit të negociatave për një kontratë të re

  • 15 February 2020 - 14:46
Ramos dhe Real Madridi, afër fundit të negociatave për një kontratë të re

Negociatat për arritjen e një marrëveshjeje për rinovim kontrate po vazhdojnë mes qendërmbrojtësit e kapitenit Sergio Ramos dhe përfaqësuesve të Real Madridit.

Kontrata aktuale e kapitenit të Real Madridit është e vlefshme deri në qershor të vitit 2021 dhe ai dëshiron ta zgjasë atë kontratë edhe për dy vjet të tjera, rrjedhimisht deri në vitin 2023.

Në anën tjetër, Real Madridi e ka një rregull kur vjen fjala për rinovimin e kontratave të lojtarëve më të vjetër në moshë, siç është edhe rasti i Sergio Ramosit.

Drejtuesit e Los Blancos do të preferonin të shkonin me kontrata vetëm njëvjeçare për lojtarët më të moshuar si Ramos, përkundër që ky i fundit e ka dëshmuar se është në formë të mirë fizike gjatë këtij sezoni.

Real Madridi e ka përdorur këtë rregull edhe me disa futbollistë të tjerë në të kaluarën dhe Pepe është shembull i mirë për një lojtar që s’e pranoi këtë trajtim nga madrilenët dhe u largua,

Ramosi  dëshiron ta ketë të ardhmen mjaftueshëm të sigurt në mënyrë që të përqendrohet për ta mbajtur vazhdimisht lart nivelin e tij të paraqitjeve.

Ai dëshiron ta mbajë formën e mirë në mënyrë që të jetë në 100 përqindëshin e vet për turneun e Kupës së Botës 2022 me ekipin kombëtar të Spanjës. 

(Kosova Sot Online)