Klopp, një ndeshje larg rekordit historik të Guardiolës në Premierligë

  • 15 February 2020 - 23:18
Klopp, një ndeshje larg rekordit historik të Guardiolës në Premierligë

17 fitore me radhë, Liverpooli i Jurgen Klopp nuk e ka ndërmend të ndalet.

Pas 30 vjetësh, Liverpooli është rrugës së mirë për ta fituar titullin në Premierligë dhe për t’i dhënë fund vuajtjeve të gjata, për tri dekada.

‘Redsat’ e mposhtën 1-0 Norëich Cityn në xhiron e 26 në Premierligë, për të shkuar në 25 pikë diferencë me Manchester Cityn, kjo e fundit ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Kjo ishte fitorja e 17 me radhë për Liverpoolin e Jurgen Klopp që tani është vetëm një ndeshje larg rekordit historik të Manchester City.

Ekipi i Pep Guardiolës mban rekordin historik në Angli me 18 fitore me radhë nga gushti deri në dhjetori.

Kundërshtari i radhës për Liverpoolin, ndaj të cilit do të kërkojë të barazojë rekordin, është West Ham United.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të hënën me 24 shkurt në ora 21:00.

(Kosova Sot Online)