Trajneri i Barçës ankohet në referim: Kundërshtari i bëri 29 faulle, por ne u ndëshkuam më shumë

  • 16 February 2020 - 08:47
Trajneri i Barçës ankohet në referim: Kundërshtari i bëri 29 faulle, por ne u ndëshkuam më shumë

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, e ka vënë në pikëpyetje referimin nga Guillermo Cuadra Fernandez në fitoren skuadrës së vet 2:1 kundër Getafes të shtunën pasdite.

Barça fitoi falë golave nga Antoine Griezmann dhe Sergi Roberto, në një ndeshje të ashpër në Camp Nou.

Setien dhe homologu i tij Jose Bordalas nuk e përshëndetën njëri-tjetrin para ndeshjes, pasi pati tensione mes tyre.

“Ndeshjet luhen në fushë”, tha Setien.

“Ata i bënë 29 faulle, por ne e morëm një karton të verdhë më shumë se ata”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)