Pamje: Garcias i duhen vetëm 80 sekonda për ta mposhtur Fonsecan me nokaut brutal

  • 16 February 2020 - 10:17
Pamje: Garcias i duhen vetëm 80 sekonda për ta mposhtur Fonsecan me nokaut brutal

Ryan Garcias i janë dashur vetëm 80 sekonda për ta mposhtur Fancisco Fonsecan me një nokaut brutal, në një meç të kategorisë së lehtë, të shtunën në Kaliforni.

Boksieri amerikan, ende i pamposhtur, e goditi në kokë kundërshtarin e vet nga Nikaragua me një grusht të majtë të shpejtë, duke e hedhur në dysheme.

Fonseca nuk mundi t’i bëjë ballë kësaj goditjeje dhe u dorëzua duke pësuar humbje.

“Planifikoja se meçi do të zgjaste më shumë”, tha Garcia për DAZN pas meçit.

21-vjeçari shtoi se synimi i tij tani është të luftojë ndaj Jorge Linares, Luke Campbell, Gervonta Davis dhe Devin Haney.

(Kosova Sot Online)