Interi dhe Evertoni në garë për yllin e padëshiruar në Napoli
Mesfushori i Napolit, Allan, pritet të largohet në verë nga skuadra italiane. Ai ka patur përplasje me drejtuesit e klubit, por nuk ka arritur paqen as me trajnerin Gennaro Gattuson.
Ky i fundit e la jashtë listës dhe për ndeshjen kundër Cagliarit.
29-vjeçari shihet si një okazion nga Interi dhe Evertoni. Zikaltrit e duan për sezonin e ri me trajnerin Antonio Conte që beson shumë tek aftësitë e tij. Ai mendon se Allan mund t’i bëjë shumë punë ekipit që drejton.
Sinjale ka dhe nga Anglia, aty ku Carlo Ancelotti kërkon ribashkimin me beniamin e tij. Palët kishin marrëdhënie shumë të mira te Napoli. Numri një i liverpulasve ka bërë mjaft mirë në drejtimin e klubit dhe drejtuesit do t’i besojnë dhe merkaton.
(Kosova Sot Online)