Adoleshentja shantazh Balotellit: “100 mijë euro ose tregoj që ke fjetur me mua”

  • 16 February 2020 - 13:28
Adoleshentja shantazh Balotellit: “100 mijë euro ose tregoj që ke fjetur me mua”

Mario Balotelli ka qenë viktimë i një tentim-shantazhi nga një vajzë 18-vjeçare, në kohën kur po luante në Ligë 1 për Nice, raportojnë mediat italiane.

Sipas gazetës “Giornale di Vicenza”, sulmuesi aktual i Brescias kishte një lidhje të shkurtër dashurie me vajzën nga Vicenza kur ajo ishte 17 vjeçe.

Në atë kohë, ajo e kishte siguruar sulmuesin italian se nuk ishte e mitur. 

Por pasi kishin fjetur bashkë, thuhet se ajo e kishte zbuluar moshën e vërtetë dhe ia kishte kërkuar Balotellit plot 100 mijë euro për të heshtur.

Raportohet se ajo e kishte kërcënuar atë se nuk do të fliste vetëm për media, por se do ta akuzonte Balotellin edhe për sulm seksual.

Tani kjo çështje është në duart e policisë, pasi autoritetet në Vicenza e kanë kryer një hetim ndaj vajzës në fjalë.

(Kosova Sot Online)