Chelsea pajtohet ta paguajë çmimin e kërkuar nga Interi për mesfushorin

  • 16 February 2020 - 13:41
Chelsea pajtohet ta paguajë çmimin e kërkuar nga Interi për mesfushorin

Chelsea është pajtuar ta paguajë çmimin prej 28 milionë euro, që Interi e kërkon për ta shitur mesfushorin Matias Vecino, për të cilin në garë është edhe Evertoni.

Përfaqësuesi i Uruguait e ka humbur vendin në skuadrën e Antonio Contes pas ardhjes së Christian Eriksen nga Tottenham Hotspur në janar.

Vecino ishte shumë pranë largimin muajin e kaluar, por Chelsea dhe Evertoni nuk ishin në gjendje të arrinin marrëveshje për të me klubin italian. 

Sipas mediave angleze, Chelsea është tani i gatshëm t’i paguajë 28 milionë euro për Vecinon në verë, tamam aq sa kërkon Interi.

Zikaltrit e blenë 28-vjeçarin nga Fiorentina më 2017 për 24 milionë euro. Kontrata e tij aktuale me klubin i skadon në verën e 2022-s.

Vecino i ka bërë 20 paraqitje për Interin në të gjitha garat deri tani këtë sezon, duke i shënuar tri gola.

(Kosova Sot Online)