Juventusi pa Ronaldon e pret Brescian e Balotellit, formacionet

  • 16 February 2020 - 14:21
Juventusi pa Ronaldon e pret Brescian e Balotellit, formacionet

Në mungesë të yllit kryesor të skuadrës Cristiano Ronaldos, Juventusi do të kërkojë të rigjejë rrugën e fitores në Serie A, në një takim ndaj Brescias, në përpjekje për të mbetur në binar për ta mbrojtur titullin.

Kampioni në fuqi e pret Brescian në Alliazn Stadium në Torino, në një ndeshje të javës së 24-të, e cila nis në orën 15:00.

Skuadra e Maurizio Sarrit vjen nga një humbje befasuese ndaj Hellas Veronës javën e kaluar, prandaj synon fitore para tifozëve të vet edhe pse në mungesë të golashënuesit më të mirë të skuadrës, Ronaldos.

Sulmuesi portugez është pushuar për këtë ndeshje.

Douglas Costa, Federico Bernardeschi, Sami Khedira dhe Merih Demiral janë të lënduar prandaj mungojnë. 

Juan Cuadrado është zhvendosur nga mbrojtja në sulm për t’i ndihmuar dyshes Dybala – Higuain.

Ndërkohë, është rikthyer më në fund kapiteni Giorgio Chiellini, i cili është në stol, duke e lënë prapa lëndimin e rëndë.

Juventus: Szczesny; Danilo, Rugani, Bonucci, Alex Sandro; Ramsey, Bentancur, Rabiot; Cuadrado, Higuain, Dybala

Brescia: Alfonso; Sabelli, Mateju, Chancellor, Martella; Bisoli, Dessena, Bjarnason; Zmrhal; Aye, Balotelli

(Kosova Sot Online)